• |
ide | kryesore

Fermerët dhe blegtorët e Jugut në protestë: Subvencionet nuk na mbështesin

-Instant, Lajme, Të fundit



Blegtorët dhe fermerët e Jugut janë mbledhur këtë të hënë në qytetin e Përmetit për të protestuar mbi vështirësitë që po hasin në këtë sektor. Kryetari i shoqatës së prodhuesve vendorë në mbështetje të blegtorëve të Përmetit tha se protesta po bëhet duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve dhe subvencionet.

“Subvencionet nuk mbështesin dhe nuk përfaqësojnë denjësisht fermerin dhe blegtorin shqiptar duke mos e bërë konkurrues edhe me rajonin. Kjo ka detyruar fermerët dhe blegtorët pothuajse të gjithë Shqipërisë të lënë punën e tyre dhe të gjenden sot në rrugë. VKM që ka dalë në datën 09.02 nuk rrit dhe nuk i jep mundësi fermerëve dhe blegtorëve të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden.”

Kryetari i shoqatës tha se kjo protestë do vijojë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

 



1 Comment

  1. Tabela te bera tek printimet e oligarkeve te qumeshtit..kta zoterinjte as nuk duan te regjistrohen me NIPT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *