• |
ide | kryesore

I kthen pronarit celularin e gjetur në rrugë, tani akuzohet për vjedhje

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Ai gjeti një celular të ndezur pranë stadiumit Franchi në Firence të Italisë dhe e mori atë me qëllim që ta kthejë. Por një murator rumun 41-vjeçar përfundoi në telashe.

Tashmë ai është denoncuar për vjedhje. Ai akuzohet nga pronari i telefonit të cilin arriti ta gjejë pas disa tentativave. Në momentin e takimit pranë një restoranti pronari i telefonit u paraqit me disa policë.

“Unë jam një qytetar i ndershëm dhe tani rrezikoj gjyqin”, – mbrohet rumuni, por akuza mbetet, pasi 41-vjeçari mbetet i dyshuar si hajduti që ka marrë pajisjen në një bar jashtë Firences.

“Do të përfundoj para një gjyqtari se doja t’i ktheja telefonin pronarit të ligjshëm: a nuk është absurde?”, – pyet 41-vjeçari duke rrëfyer historinë e tij për mediat italiane.

“Isha rrugës për në punë, kur pashë një celular në tokë, në mes të rrugës. Thashë me vete: “Ndoshta e përplas një makinë dhe e thyen. E mora duke e lënë në pritje të telefonatës së pronarit. Më thirri disa orë më vonë, por erdhi me policinë” – tha rumuni. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *