• |
ide | kryesore

“Mavri”, “Histeri”/ Sherr në Komisionin për Inceneratorët: Tabaku kapet me Veliajn për rolin e Këshillit Bashkiak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Debate të forta në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dëshmuar sot në komision teksa është përplasur me kryetaren Jorida Tabaku.

Kjo e fundit deklaroi se Veliaj ka miratuar vendimin për inceneratorin pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Nga ana tjetër Veliaj publikoi një vendim të Këshillit Bashkiak të shtatorit ku autorizohej nga këshilli bashkiak.

Erion Veliaj: Ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për zbatimin e detyrimeve. Mos ngatërroni këshillin bashkiak, qarkun dhe Bashkinë e Tiranës.

Jorida Tabaku: Për çfarë është VKM, për zbatimin e buxhetit. Të kanë autorizuar për zbatimin e buxhetit? Lexoje, po gënjen. Të kujtoj se po bën dëshmi të rreme. Sapo gënjeu nën dëshmi. Administroni provën që kryetari i bashkisë së Tiranës gënjeu në dëshmi. konsultohu me stafin. Po gënjen, z. Veliaj, po gënjen.

Veliaj: Po ç’është ky njeri? Në këshill bashkiak shkohet për buxhetin dhe për pronën. Për sa kohë është prona shtet nuk ka arsye të shkosh në këshill se nuk është prona jonë.

Tabaku: Zoti Veliaj e ke vilën tek Kodra e Diellit jo në Velipojë. Lexo vendimin e këshillit bashkiak, miratimi vjetor i buxhetit të shtetit, ku thuhet se landfilli i sharrës administrohet nga Bashkia e Tiranës dhe nuk ka fonde për landfillin e Sharrës. Vendimi nr.106 i këshillit bashkiak të Tiranës për buxhetin vjetor. Këshilli Bashkiak ka një autoritet dhe përgjegjësi për të gjitha fondet e bashkisë së Tiranës. Këshilli Bashkiak ka përgjegjësinë që nuk i ka kryetari i bashkisë. Mban përgjegjësi për angazhimet 30-vjeçare që ju i keni vendosur në atë mbledhje, kur nuk i keni kompetencë. Zoti Veliaj në nenin 59, shkruhet Këshill bashkiak është pushteti përgjegjës për angazhimin e fondeve buxhetore.

Veliaj: Qetësohu!

Tabaku: Unë jam shumë e qetë, të kapa në gënjeshtër, të them referoju stafit se di çik më shumë.

Veliaj: Ka bërë gjithë përshkrimin pika g. Përgjigjja është kjo. Me qetësi! Me qetësi! Këshilli Bashkiak me këtë vendim 106 ka marrë vendime dhe një që quhet pika g. në pikën 7 për angazhimin e bashkisë së Tiranës për landfillin. Gjithë përshkrimi i detyrimeve kontraktuale dhe në pikën g. Këshilli Bashkiak ngarkon kryetarin e Bashkisë të firmosë angazhimin dhe detyrimet që kanë njësitë. Për angazhimin e mësipërm është e nevojshme të planifikohet dhe buxheti.

Tabaku: Në vendimin e Këshillit Bashkiak në cilin nen është, cilën pikë. I cilës datë është.

Veliaj: I të njëjtës datë 28 shtator 2017. Në mars i jam përgjigjur shkresës që jam dakord në parim.

Tabaku: Këshilli bashkiak nuk ka miratuar buxhetin në mars. Si e ke miratuar pa buxhet. Po flasim për një shkresë të 2017. Pse ke angazhuar fonde buxhetore pa autorizimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: Është histeri komplet.

Tabaku: Është jashtëzakonisht normale.

Veliaj: Po ç’presion mavri, të kam mundur në Gjykatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *