• |
ide | kryesore

Tiranë, merr flakë apartamenti te “Zogu I”, dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme



Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në bulevardin “Zogu I”, në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar shtetasit B. R., 55 vjeç dhe shtetasja B. R., 78 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 22.02.2022, në bulevardin “Zogu I”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. R., 55 vjeç dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar shtetasit B. R., dhe shtetasja B. R., 78 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *