• |
ide | kryesore

Vuçiç i kënaqur me vendimin e Putin për Ukrainën: Ai po ndryshon thelbësisht rendin botëror

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar vendimin e homologut rus, Putin për të njohur shpalljen e pavarësisë së të ashtuquajturave Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk.

“Vendimi i Presidentit rus ka ndryshuar tërësisht rendin botëror. Gjithçka dinim deri dje nuk ekziston më sot. Situata është ndoshta më e vështirë për ne, prindërit tanë dhe fëmijët tanë, por nuk do të jetë më e vështirë në 20-30 vitet e ardhshme. Mendoj se ky vendim, “de facto” po ndryshon thelbësisht rendin botëror”, tha Vuçiç për televizionin serb “Pink”.

Vuçiç tha se pas këtij vendimi i Rusisë do të vinte në pozitë të vështirë Serbinë, për shkak të presionit nga Perëndimi për t’i vendosur sanksione Rusisë. “Pozicioni ynë nuk është i lehtë, gjithçka që ka ndodhur sot e vendos Serbinë në ballë të sfidave politike, të sigurisë dhe ekonomike”.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar sanksione të rënda kundër Rusisë pas këtij vendimi, ndërsa Kancelari Olaf Scholz deklaroi se ka ndërprerë procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”, që do të dërgojë gaz nga Rusia drejt Gjermanisë.  ©LAPSI.al

 



6 Comments

  1. edhe ne jemi shum te kenaqur me mbeturinat e amerikes aq shum sa brenda 10 vjeteve kembe shqiptari nuk do ngelet ketu.

  2. lulezuan mbeturinat serbe me shprese te Putin i korruptuar! Dhe Sali Non Grata te Putin i ka varur shpresat si argat i Serbise Po per Malokun ka bere Cecua bicak USA do ta varrosi fare kete ndyresire Vucidoli qe bije era dhi

    1. O kari si ka mundësi që edvini ka shkuar më shumë në Serbi se në Kosovë qenka antirus e serb, ndërsa Berisha që nuk ka takuar e pritur as edhe një shtetar serb veç ambasadorëve qenka argat i beogradit?

  3. O Vuiç idioti vëllau i edvinit.

    Po të kishe mësuar histori jo komuniste do ta kishe ditur se Napoloni në 1812 pushtoi Moskën.
    Në luftën e Parë Botërore u dhi në brek nga gjermanët dhe vetëm ndërhyrja amerikane në 1917 e ktheu fatin e luftës nga Antanta
    Hitleri e pushtoiRusinë deri në vijën leningrad-Moskë-stalingrad dhe vetëm falë ndihmës amerikane për tanket e avionët rusë mundi ti rezistojë pushtimit.

    Fuqia ekonomike e Rusisë është sa e Spanjës, fuqia ushtarake edhe pse e madhe, pa mbështetje ekonomike as 6 muaj nuk mund ta mbajë.

    Po Rusia mund vetëm të bëjë keq, jo vetëm rusëve por edhe popujve të tjerë siç ka bërë që nga 1917.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *