• |
ide | kryesore

Liverpool e ekzagjeron e City është fare pranë: shembet Tottenham ndaj vendit të fundit

-Instant, Sport, Video



Rihapet zyrtarisht gara për titull në Premier League. Në rikuperimin ndaj Leeds, Liverpool shpartallon 6-0 skuadrën e Bielsas dhe kështu arrin në vetëm tre pikë pas Manchester City kryesues. Periudha e zezë ndërkohë për Tottenham të Antonio Contes, i cili shembet 1-0 në Burnley dhe kështu pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Fitore e bukur për Crystal Palace 4-1 ndaj Watford.

BURNLEY-TOTTENHAM 1-0
Tottenham i Antonio Contes nuk arrin t’i japë vazhdimësi fitores së rëndësishme ndaj Manchester City dhe çuditërisht rrëzohet ndaj Burnleyt. Spurs ishin të zbrazët dhe pa shkëlqim dhe kështu pësojnë edhe humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, që rihap krizën për trajnerin italian. Për Clarets, nga ana tjetër, janë tre pikë të arta që ushqejnë shpresat e shpëtimit. Në fushë mbretëroi ekuilibri, asnjëra skuadër nuk arriti të dominojë dhe më pas duhej një episod për të zgjidhur ndeshjen: mbërriti në minutën e 71 me një goditje me kokë të Mee në zhvillimet e një goditje dënimi. Aq sa mjafton për të eliminuar Tottenham, të cilit i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të rikuperuar për të vazhduar ëndrrën për një vend në Evropë.

WATFORD-CRYSTAL PALACE 1-4
Gjithnjë e më shumë krizë për Watford, i cili zbret në vendin e parafundit ndërsa Crystal Palace bën një hap të mirë larg zonës së rrezikshme të renditjes. Mateta i çoi miqtë përpara në minutën e 15, por goli i barazimit të Sissokos erdhi menjëherë, pas vetëm tre minutash. Watford e kishte të vështirë të krijonte dhe atëherë në minutën e 42 erdhi avantazhi i ri i Crystal Palace me Garragher, ndërsa në pjesën e dytë Zaha u kujdes me një dygolësh në minutën e 85′ dhe 90′ për t’i dhënë fund ndeshjes dhe për ta fundosur Hodgson në telashe.

LIVERPOOL-LEEDS 6-0
Liverpooli përfiton plotësisht nga hapi i gabuar i City ndaj Tottenham dhe në ndeshjen që duhej të rikuperonte kundër Leeds, rihap totalisht garën për titullin e Premier League. Reds janë vetëm tre pikë larg skuadrës së Guardiolas dhe mbi të gjitha po kalojnë një moment forme shumë pozitive. Edhe këtë mbrëmje, ndaj fatkeqit Leeds, djemtë e Klopp mbyllën historinë që në pjesën e parë: dy penallti për Salah në të 15′ dhe 35′, me golin e Matip midis. Bielsa nuk arriti të nxisë skuadrën e tij dhe atëherë në pjesën e dytë Manè i coi shifrat në pesë mes minutës së 79′ dhe 90′, ndërsa në shtesë arriti edhe 6-0 e Van Dijk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *