• |
ide | kryesore

Laçi ka 13 ndeshje pa humbje, Tirana dominon përplasjet direkte: ja statistikat e sfidës titull

-Instant, Sport



Diskutojnë titullin, kryesojnë klasifikimin e ndahen nga vetëm tre pikë. Praktikisht Tirana e Laçi luajnë për vendin e parë të Superiores kur dy formacionet të zbresin të shtunën në fushën e Arenës Kombëtare. Vijnë ndoshta një nga moment ndryshe, Tirana e mundur në Kamëz nga Kastrioti i vendit të fundit e bardhezinjtë nga një 3-0 shkatërruese kundër Kukësit të vendit të tretë. Por në lojë, në këtë pikë nuk mund të mungojnë precedentët, sepse historia është e rëndësishme, për të krijuar idenë e një trendi, por në 90 minutat e ndeshjes natyrisht që nuk do të ketë peshë tjetër, përvec se asaj që ka emri i kundërshtarit.

Në 41 përballje mes tyre, Tirana ka marrë më të mirën me 19 fitore kundër 13 të kurbinasve, që janë edhe më larg në cështje golash. Bardheblutë kanë tundur 41 herë rrjetën e Laçit, duke pësuar festën e tyre në 29 raste. Me llogari të bëra, barazimet janë 9, një rezultat që nuk është se spikat në përplasjet mes dy skuadrave që tregojnë qartë egoizmin për fitoren.

Herën e fundit që kurbinasit kanë fituar ndaj kryesuesve të kampionatit është 14 dhjetori i kaluar kur me golin e Lushkjas u imponuan 1-0, por nuk është e largët edhe koha kur triumfonin në kryeqytet, në 17 maj 2021 po 0-1, në një fushë që duan të përsëriten në ndeshjen më të rëndësishme e ku ndoshta në favor kanë të vetmen statistikë që mund të thotë dicka: vijnë të pamundur në kryeqytet prej 13 ndeshjesh. Një tregues që Shehi e të tijtë duhet ta kenë mirë parasysh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *