• |
ide | kryesore

(VIDEO) Autokolonat ushtarake ruse futen në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Planet



Shërbimi i mbrojtjes kufitare të Ukrainës, ka publikuar imazhin e një autokolone ushtarake ruse që hyn në Ukrainën jugore nga gadishulli i Krimesë, i cili u aneksua nga Moska në vitin 2014.

Gjithashtu Ukraina thotë se trupat ruse qëlluan me predha përpara se të dërgonin automjetet e tyre ushtarake që po përparojnë në kufijtë e Ukrainës.

Sipas BBC, kolonat ushtarake ruse kanë kaluar gjithashtu në veri të vendit nga Bjellorusia dhe nga Rusia në lindje.

BBC gjiithashtu raporton se sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.

Në një deklaratë televizive para agimit te se enjtes, Putin tha se Rusia nuk kishte në plan të pushtonte Ukrainën dhe kërkoi që ushtria e ketij vendi të dorëzonte armët.

Pak çaste më vonë, u raportuan sulme ndaj objektivave ushtarake ukrainase.

Ukraina tha se Rusia kishte nisur një “pushtim në shkallë të plotë”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *