• |
ide | kryesore

Polonia anullon playoff-in kundër Rusisë: “Refuzojmë të luajmë, është koha të veprojmë”

-Instant, Sport



Polonia nuk do të luajë në play-off kualifikues për Kupën e Botës 2022 në Katar kundër Rusisë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës polake të futbollit, Cezary Kulesza, në shenjë solidariteti me Ukrainën pas pushtimit nga ushtria e Moskës: “Nuk ka më fjalë, është koha për të vepruar – tha ai në një postim në Tëitter – Për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka në plan të luajë ndeshjen e play-off kundër Rusisë. Ky është i vetmi vendim i duhur. Jemi në bisedime me federatat suedeze dhe çeke (që do të luajnë në gjysmëfinalen tjetër të Grupit B) për të paraqitur një qëndrim të përbashkët në FIFA”.

Qëndrimi shumë i qartë i Kuleszës u prit me duartrokitjet e dy lojtarëve simbolikë të kombëtares polake, Robert Leëandoëski dhe Kamil Glik. Sulmuesi i Bayern Mynih gjithashtu përmes rrjeteve sociale tha: “Është vendimi i duhur! Nuk mund ta imagjinoj të luaj një ndeshje për kombëtaren ruse, në një situatë në të cilin agresioni i armatosur ndaj Ukrainës vazhdon. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por ne nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh.”

Mbrojtësi i Beneventos foli për “një vendim jo të lehtë”, duke shtuar megjithatë se “ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa futbolli. Mendimet tona janë me kombin ukrainas dhe me mikun dhe shokun tonë të skuadrës, Tomasz Kedziora, i cili është ende në Kiev me familjen e tij”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *