• |
ide | kryesore

Rezoluta në OKB, presidenti i Ukrainës felenderon Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti i Ukrainës ka falenderuar të gjitha shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB për Rezolutën që dënonte pushtimin e vendit nga Rusia. Zelensky ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, mes të cilëve ishte edhe Shqipëria.

“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter.

Pavarësisht kësaj, Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mundi ta miratojë rezolutën për shkak të vetos ruse.

Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, po shërben aktualisht si president i këshillit të këtij muaji.



5 Comments

  1. Po cfalenderoi aman dhe ju,. Atij i duhet aleance me gjithe shtete, dhe shfrytezoi rastin falenderoi ata qe votuan per kete rezolute. Ne meqe jemi te paret ne liste sipas alfabetit, na doli emri(flamuri) i pari. Po te mos ishte Amerika qe e mori Ramen dhe e beri bashk hartues i kesaj rezolute, ky psikopati ye, do votonte pro Rusise.

  2. Dite me te keqia deri sot ky 2metroshi jone nuk ka pare, e ka kap me shqelma USA🤣, nuk ka nga leviz i shkreti.
    E mori shume lehtshem me USA ky, mendoi se do votonte si ta urdherorin nga serbia. Mavriu.
    Ju lapsi duhet ta paralajmeroni se dite me te ” bukura ” se keto do i vij, e keni per detyre morale se jeni ne te njejten linje adhurimesh

  3. Rezoluten e propozoi Berisha disa dite me pare ne Parlament.
    Ben sikur nuk e degjon Rama, por ca dite me pas e ben si te veten nismen e propozuar.
    Gjithsesi mire per vendin e per Kosoven gjithnje te kercenuar nga mbeturinat e Milloshevicit qe duan te cojne deri ne fund planin e tij.

    1. Po Rama thjesht vuri firmen rezolutes qe hartoi Amerika, per tu duk icik interesant dhe lider global. Ca lesh formulimi beri Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *