• |
ide | kryesore

Lufta me Rusinë, Zelensky: Ukrainën e presin 24 orë vendimtare

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke u shtrirë në të gjithë vendin.

Zelensky i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson. Johnson lavdëroi udhëheqjen e Zelenskyt në një kohë që vendi i tij po lufton me forcat pushtuese ruse.

“Presidenti Zelenskyy tha se besonte se 24 orët e ardhshme ishin një periudhë vendimtare për Ukrainën dhe kryeministri tha se do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar në sigurimin e ndihmës mbrojtëse nga Britania e Madhe dhe aleatët që të arrinin në Ukrainë”.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë gjithçka të mundur, për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë. Gjatë natës së djeshme u regjistruan shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe zonat përqark.

Ushtria ukrainase tha se trupat e saj arritën të shmangin disa sulme të ushtarëve rusë, që përpiqeshin të sulmonin periferitë e Kievit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *