• |
ide | kryesore

“Rusia nuk është armiku ynë, e kam thënë kudo”, deklarata e Ramës dy javë para luftës, nxit akuzat e Berishës (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë vizitës së dy javëve më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Rama mes të tjerash tha se “Rusia nuk është armiku ynë, e them kudo” në një konferencë me gazetarët shqiptarë. (Video më poshtë)

 “Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë, nuk është një vend armik, kundërshtar dhe këtë e kam thënë në çdo instancë. As i joni dhe as i gjithë aleancës sonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Edhe gjatë kohës që drejtonim OSBE-në, kam takuar ambasadorin rus. Kemi pasur marrëdhënie pozitive pavarësisht se kishim qëndrime të ndryshme. Çdo shans për dialog duhet shfrytëzuar maksimalisht. Ne nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë. Jemi të pozicionuar shumë qartë në krah të SHBA-së dhe partnerëve tanë të tjerë në anën perëndimore të Europës.”,-tha Rama dy javë më parë.

Kjo deklaratë, që tregon për mungesën e kapaciteteve për të kuptuar zhvillimet politike në arenën botërore nga ana e Ramës i ka shërbyer liderit historik të demokratëve, Sali Berishës për ta sulmuar kryeministrin, në një kohë kur Perëndimi është angazhuar me ndihma me të gjitha format për luftën e ukrainasve.

Por sipas Berishës, kjo deklaratë nuk është një gafë që vjen nga injoranca.

Gjatë një takimi në Vorë me demokratët, Berisha e lidhi deklaratën e Ramës me mbrojtjen që atij i duhet të bëjë për “Ballkanin e Hapur”, në një kohë kur Serbia s’ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.

“Çdo votë për Edi Ramën është absolutisht votë kundër idealeve tuaja, kundër dinjitetit tuaj, kundër karakterit tuaj. Nuk votohet një njeri që vetëm urren, një njeri i cili ka fituar pasaportën e zezë të antishqiptarit. Ka një luftë në zemër të Europës, Rusia ka sulmuar fqinjin e vet, Ukrainën. Edi Rama vazhdon akoma mbron ‘Ballkanin e Hapur’ të kryesuar tërësisht nga Serbia si vasal i Serbisë.

Serbia jo që s’ka dënuar agresionin ndaj Ukrainës, përkundrazi ka kundërshtuar pezullimin e Rusisë nga KiE, përkundrazi shprehet e hapur ndaj saj. Dhe Edi Rama që do të na thoshte ne gjatë vizitës së tij në Uashington se Rusia nuk është armiku ynë. Por nëse nuk është Rusia armiku ynë, mbi tokë nuk ka armik më të madh për ne se Rusia. E tillë ka qenë në shekuj dhe është përpjekur me pushtetin e saj që t’i bëjë çdo të zezë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh Berisha.



4 Comments

  1. Te drejten ka thene. Ska politikan normal qe deklaron superfuwite si armik. Vetem sala mynd ta beje por per salen e dime qe seshte politikan normal por malok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *