• |
ide | kryesore

400 raketa ruse mbi Ukrainë, 5 jetë të humbura në Kiev pasditen e sotme

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha këtë të martë se drejt Ukrainës janë lëshuar më shumë se 400 raketa ruse. Sipas tij, ukrainasit kanë ende sisteme të mbrojtjes raketore ajrore që mbeten të qëndrueshme dhe të paprekura.

“Ndërsa Rusia ende nuk ka arritur epërsi ajrore, ka zona ku ata kanë më shumë kontroll se të tjerët“, shtoi zyrtari amerikan për CNN.

Ndërkohë raportohet për 5 të vrarë dhe 5 të plagosur nga sulmi me raketa mbi kullën televizive në Kiev. Autoritetet vendase thonë se do të punojnë për rikthimin e sinjalit.

Ushtria ruse e ka rrethuar Kievin dhe priet që sulmi të intensifikohet mbrëmjen e sotme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *