• |
ide | kryesore

A duhen lexuar kaq shumë lajmet për luftën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nëse jeni zgjuar këtë mëngjes, keni parë lajmet dhe jeni ndjerë gjithnjë e më i shqetësuar për luftën në Ukrainë, nuk jeni vetëm.
Pas një pandemie 2-vjeçare edhe ekspertët pajtohen se ndjenja e mbingarkesës emocionale është normale.

“Është e drejtë që mendon para së gjithash për ndikimin tek ata që janë në mes të konfliktit. Është gjithashtu krejtësisht normale të ndihesh i mërzitur nga larg nga ajo që po shohim në Ukrainë” – thotë eksperti Alex Bushill.

“Është shumë e natyrshme të shqetësohesh nga ajo që po shohim. Nuk do të ishe njeri nëse nuk do ta kishe bërë”, – thotë ai.

Kjo nuk çon gjithmonë në gjendje ankthi, por ekspertët bien dakord për disa mënyra kryesore për ta shmangur atë: hani mirë, dilni jashtë, hiqni telefonin, lidhuni me njerëzit dhe pushoni.

Të gjitha këto janë këshilla mjaft themelore, por kur jeni të stresuar, mund të jenë të vështira për t’u respektuar. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Pas nje pandémie qe mbylli njerezit neper shtepi, si dhe goditi mbi te gjitha ekonomine dhe jeten sociale ne cdo vend te botes, tani bota po perjeton nje histeri lufte me shume se nje lufte te vertete. Te gjitha médiat, nga ato amerikane dhe europiane e deri tek ato ato sociale, po hapen e mbyllen me konfliktin Rusi-Ukraine,duke ngjallur frike e panik kudo.

    Kjo eshte aresyeja qe Ukraina eshte teme bisede ne cdo mjedis, madje edhe ne kafene e restorante.

    Pas Luftes se Dyte Boterore, bota ka njohur shume luftera e perplasje si ne Azi, ashtu edhe ne Lindjen e Mesme dhe Ballkan, por institucionet e rendesishem nderkombetare nuk kane reaguar kete angazhim si per Ukrainen. Kjo ka bere qe popujt ta shohin konfliktin ne Ukraine si dicka ndryshe, me te rrezikshme e kercenuese.

    Ndaj Présidenti Zelenski kishte te drejte kur thoshte se “une nuk jam ikone” dhe se “Ukraina eshte zemra e Europes”.

    Nuk e kuptoj dot si ka bere Europa deri me 1991 kur Ukraina ishte pjese e BRSS.

    E verteta eshte se brezat e sotem, per vec Ballkanit, nuk kane njohur luften ne Europe, ndaj reagimi eshte konfuz, por ukrainasit po reagojne si popujt e tjere, si ata te Ballkanit, shqiptaret, kroatet, boshnjaket, vecse shume me te mbeshtetur e te mediatizuar.

    Kjo histeri ne cdo plan qe po per jetojme nuk u sherben popujve dhe as paqes, por industrise se luftes dhe pasigurise ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *