• |
ide | kryesore

Çmenduria e ish-bosit të Formula 1: “Putin person i drejtpërdrejtë e i nderuar”

-Instant, Sport



Edhe pse 91 vjeç, të mbushur katër muaj më parë, Bernie Ecclestone nuk ndalet kurrë së krijuar polemika. Megjithatë, në një intervistë për Times Radio, ish-shefi i Formula 1 ka lëshuar një deklaratë vlerësimi për liderin e Kremlinit, e cila është pak të thuhet se bie ndesh me të dhënat e realitetit: “Si person, më është dukur shumë i drejtpërdrejtë dhe i nderuar: ai bëri pikërisht atë që tha se do të bënte, pa asnjë diskutim”.

I fotografuar disa herë me të (me rastin e Çmimit të Madh të Rusisë në cirkuitin “Olimpik” në Soçi), Ecclestone shkon kundër rrymës e kundër provave dhe e bën këtë në një moment në të cilin sporti botëror – përfshirë atë të motorëve – është duke mbajtur qëndrim kundër Rusisë në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Formula 1 madje ka vendosur anulimin e garës së planifikuar në brigjet e Detit të Zi, por kjo temë specifike, për mendimin e Ecclestone, është padyshim e diskutueshme.

“Mendoj se varet se si do të jetë situata mes Rusisë dhe Ukrainës. Unë nuk mendoj se do të bëjë ndonjë ndryshim nëse do të garohet në Rusi apo jo me atë që ndodh në botë. Vendimi nëse do të mbahet apo jo eventi i takon të gjithë grupit të FIA-s dhe Formula 1, ata do të vlerësojnë nëse është i duhuri apo jo. Unë nuk mendoj se duke garuar atje do të dëmtohej imazhi i Formula 1 dhe nuk e kuptoj pse F1 duhet të marrë domosdoshmërisht të njëjtat vendime që janë marrë në sporte të tjera si futbolli”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *