• |
ide | kryesore

Me pistoletë e lëndë narkotike me vete, arrestohet 37-vjeçari në Belsh

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Policia njofton se në pranga ra 37-vjeçari D.Sh., banues në fshatin Shkëndi, Belsh. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *