• |
ide | kryesore

Delegacioni i Ukrainës publikon foto nga helikopteri, sot takimi i dytë me palën ruse

-Instant, Lajme, Planet



Grupi ukrainas është nisur për takimin e radhës me palën ruse në Bjellorusi.

Lajmi bëhet i ditur nga anëtari i delegacionit ukrainas, këshilltar i shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Negociatat me Rusinë. Tashmë në helikopterë. Do të fillojmë pas disa orësh” , shkroi në Tëitter ai.

Përfaqësuesi i delegacionit ukrainas, David Arakhamia, tha se gjatë negociatave me Rusinë, pala ukrainase synon të diskutojë korridoret humanitare.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se nëse do kishte Luftë të III Botërore, do të ishte luftë bërthamore. “Nëse Perëndimi na sulmon, ta mendojë me kujdes”.

Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Zelenksy tha se Bombardimet e qyteteve të Ukrainës nuk kanë ndalur që nga mesnata. Katër shpërthime të fuqishme janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Kiev. E paqartë nëse ka viktima. Situata po bëhet edhe më e vështirë në ditën e 8 të luftës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *