• |
ide | kryesore

Protestoi kundër luftës, arrestohet në Rusi e moshuara që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore

Arkiva



Në Rusi vijojnë protestat e qytetarëve të cilët janë kundër luftës në Ukrainë të nisur prej një jave.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të arrestuarve që kanë dalë në protestë kundër luftës, është dhe e moshuara Yelena Osipovan, një nga të mbijetuarit e rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo po protestonte në Shën Petersburg të mërkurën kundër luftës në Ukrainë, duke i mbajtur dy pankarta në duar.

Osipova, është e njohur jo vetëm për aktivizimin dhe artin e saj, por edhe për faktin se i mbijetoi rrethimit nazist të Leningradit si fëmijë, u pa duke mbajtur në duar pankarta ku përfshiheshin mesazhe që u bënin thirrje ushtarëve rusë t’i lenin armët.

Ndërkohë në lidhje me protestat e zhvilluara në Rusi deri më tani janë arrestuar mijëra rusë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *