• |
ide | kryesore

Tragjike/ Vritet në Kiev trajneri i kombëtares së çiklizmit Kulyk: humbi jetën gjatë një operacioni për të evakuuar disa persona

-Instant, F1, Sport



Revista britanike e çiklizmit, Cycling Weekly, ka raportuar vdekjen e trajnerit të kombëtares ukrainase të çiklizmit Alexander Kulyk, 65 vjeçar, babai i ish-kampionit kombëtar Andriy Kulyk. Sipas raportimeve të gazetës britanike, Kulyk ishte duke marrë pjesë në një operacion ushtarak për evakuimin e disa njerëzve, nga vendet më të rrezikshme në kryeqytet, kur mbeti viktimë e një sulmi rus.

Në momentin e vdekjes së Kulyk, djali i tij po stërvitej. “Ne po përpiqemi të mbledhim informacion nga të gjithë instruktorët tanë, por është e vështirë ta bëjmë këtë”, tha presidenti i Federatës së Çiklizmit të Ukrainës, Andriy Grivko për Cycling Weekly.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *