• |
ide | kryesore

Aktorët e njohur ofrojnë ndihmën e tyre për refugjatët e Ukrainës

-Instant, F1, Paparazzi



Aktorët e njohur Mila Kunis dhe Ashton Kutcher  kanë vendosur së fundmi të ndihmojnë ata që janë prekur nga trazirat aktuale në Ukrainë.

Çifti njoftoi të enjten se kanë hapur një faqe GoFundMe për viktimat e pushtimit rus dhe do të arrijnë deri në 3 milionë dollarë donacione.”Ndërsa ne jemi dëshmitarë të trimërisë së ukrainasve, ne po shohim dhe barrën e paimagjinueshme të atyre që kanë zgjedhur sigurinë,” shkroi Kutcher, një video të shpërndarë në Instagram.“Përmes GoFundMe, ky grumbullues fondesh do të ofrojë një ndikim të menjëhershëm në përpjekjet për refugjatët dhe ndihmën humanitare.”Aktori u ul pranë Mila-s ndërsa ajo foli për rrënjët e saj ukrainase.“Kam lindur në Chernivtsi të Ukrainës në vitin 1983. Kam ardhur në Amerikë në vitin 1991 dhe gjithmonë e kam konsideruar veten amerikane. Një amerikane krenare”, tha aktorja në klip. “Unë dua gjithçka që ky vend ka bërë për mua dhe familjen time. Por sot, nuk kam qenë kurrë më krenar që jam ukrainas. Dyshja i quajti sulmet e presidentit rus  ndaj Ukrainës “shkatërruese”. Ata shtuan, “Nuk ka vend në këtë botë për këtë lloj sulmi të padrejtë ndaj njerëzimit”.

Kutcher dhe Kunis kanë për qëllim të mbledhin 30 milionë dollarë përmes faqes së tyre GoFundMe, e cila do të ofrojë ndihmë për refugjatët dhe më shumë përpjekje humanitare për ukrainasit e zhvendosur. Nga premtimi prej 3 milionë dollarësh i aktorëve do të përfitojë AirBnB dhe Flexports, kompani që po ofrojnë strehim për ata që kanë gjetur siguri në vende të tilla si Rumania, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Moldavia./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *