• |
ide | kryesore

Fotografia e rrallë tregon Princeshën Diana në një këndvështrim ndryshe

-Instant, F1, Paparazzi



Një ekspozitë e re qw pritet tw hapet kwtw të premten në Pallatin Kensington të Londrës do të debutojë një portret të Princeshës Diana që nuk është parë kurrë nga publiku.

E marrë nga fotografi i modës David Bailey në vitin 1988, imazhi fillimisht ishte porositur nga Galeria Kombëtare e Portreteve, por ka mbetur në arkivin e Bailey deri më tani. Imazhi, bardh e zi tregon një Diana elegante 27-vjeçare që shikon në distancë, e veshur me një fustan prej sateni dhe një palë vathë loti.

Bailey, i cili ka fotografuar një sërë ikonash kulturore, duke përfshirë Andy Warhol, Twiggy dhe The Beatles, u zgjodh nga Diana për ndriçimin e tij me kontrast të lartë dhe stilin minimalist. Zgjedhja e saj “pasqyroi dëshirën e saj për të krijuar një identitet të ri fotografik për veten”, e dalluar nga format më të vendosura të portretit mbretëror. E zbuluar tani pas 34 vitesh, imazhi forcon më tej reputacionin e saj publik si një nga anëtarët mw modern të familjes mbretërore britanike.

Zbulimi i fotos së rrallë vjen në një kohë kur kultura pop është veçanërisht e magjepsur me “Princeshën e Popullit”, e cila vdiq në moshën 37-vjeçare në 1997. Në vitin 2021, Emma Corrin fitoi një çmim Golden Globe për përshkrimin e saj të Princeshës së Uellsit në seriali i Netflix “The Crown”, ndërsa Broadway vuri në skenë “Diana: The Musical”. Këtë vit, Kirsten Stewart u nominua për një Oskar për portretizimin e Dianës në filmin “Spencer” të Pablo Larraín.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *