• |
ide | kryesore

NATO për Rusinë: Është duke përdorur municione të ndaluara në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka prova që Rusia po përdor municione të ndaluara për pushtimin e Ukrainës.

Në një konferencë gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, Stoltenberg u tha gazetarëve se NATO ka parë se Rusia po përdor municione të ndaluara (cluster bombs), që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Ne kemi parë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu tha se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje.

Megjithatë ai premton se NATO do ndihmojë Kievin në mënyra të tjera, duke i kërkuar sërish Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit urgjentisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *