• |
ide | kryesore

Shuhet zjarri në centralin bërthamor pas sulmit nga forcat ruse/ Zelensky: Europa të zgjohet

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Forcat ruse kanë sulmuar centralin bërthamor Zhaporizhia, centralin më të madh bërthamor në Europë. Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se pas sulmit ushtria ruse ka marrë nën kontroll centralin. Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi trupat ruse për kryerjen e një “sulmi terrorist” duke qëlluar qëllimisht në termocentralin për të rrezikuar jetën e miliona njerëzve. Zelensky akuzoi Rusinë për gjuajtje të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pas granatimeve të rënda nga forcat ruse.

“Ka 15 reaktorë bërthamorë në Ukrainë. Nëse njëri prej tyre shpërthen, ky është fundi për të gjithë, ky është fundi i Evropës. E gjithë Evropa do të duhet të evakuohet,” tha ai.

Pas sulmit nga forcat ruse, zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhia u shua në orën 6:20 të mëngjesit, rreth një orë pasi zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë, zjarri ka rënë në një objekt që shërbente për trajnime dhe deri tani nuk është vënë re ngritje e nivelit të rrezatimit përreth.



3 Comments

  1. Europa po zgjohet dhe po tregon mbeshtetjen me te madhe per popullin e Ukraines se kurre me pare e per asnje popull, por Europa ka edhe parimin qe asgje nuk eshte dhurate ne kete bote, si dhe “cdo vend duhet te beje detyrat e shtepise”.

    Kjo sigurisht vlen edhe per Ukrainen si per kedo tjeter. Ne ketu ne Ballkan e kemi njohur e zbatuar kete ne tre dekada dhe kemi ende rruge per te qene pjese e saj.

    Por Europa dhe kombet e saj te qyteteruar nuk duhet e nuk mund te jene viktima te nje lufte te trete, teksa per dy te parat ka ende ceshtje per te riparuar ne gjirin e saj.

    Europa e ngritur me gjak, djerse e sakrifica nuk do te bjere pre e nje aventure politike apo ushtarake per askend, ndaj manifestimet kunder konfliktit ne Ukraine kane qene masive ne Europe.

  2. Në çdo luftë pushtuese, qëllimi i pushtuesit është të përfitojë nga resurset ekonomike të vendit të pushtuar.
    Po çfarë do të përfitojë i çmenduri Putin në një tpkë të shkretuar nga pasojat qoftë edhe të shpërthimit të centralit më të madh bërthamor në Europë ?
    Në rastin e Ukrainës , Rusia e Putinit me teritorin e saj të stërmadh të përhapur në dy kontinente, nuk ka nevojë thjeshttë për zgjerim teritoresh por për të bërë karshillëk me NATO-n.
    NATO për mendimin tim, në situatën e krijuar nga një i çmendur si Putini, duhet të heqë dorë nga deklaratat se ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë toke të vendeve pjestare në këtë aleancë dhe e kemi të ndaluar që të ndërhyjmë me trupa në Ukrainë.
    Një i çmendur si Putini këtë deklaratë e mer si inkurajim për sulmin e tij në Ukrainë, prandaj edhe kërcënpn me luftë bërthamore.
    Meqë nga centralet bërthamore të Ukrainës, vetëm nga dëntimi aksidental i një centrali si ai i Çernobilit, vazhdon të ketë pasoja edhe pas kaq shumë vitesh edhe në Europë, bombardimi i centralit bërthamor më të madh në Europë, mund të meret si sulm bërthamor ndaj Europës.
    E ka të drejtën e plotë NATO që të ndërhyjë urgjentisht e të marë në mbrojtje ushtarakish centralet bërthamore të Ukrainës.

  3. Eshte sulmuar nje pjese e centralit te prishur prej 30 vitesh e ne riparim.
    Ukraina thote se e bene ruset, por Cernobilin ne prag te rénies se mûrit te Berlinit nuk e minuan ruset.

    Ne nje konflikti asgje nuk eshte sic duket e sic thuhet. Jo se besoj qe nuk kane doré ruset, por mendoj se u perdor per te angazhuar ushtarakisht Naton ne Ukraine.

    Lufta e pare boterore filloni se u vra Princ Ferdinand ne Sarajeve. Cdo lufte e madhe kerkon nje “casus belli”.
    A mund te jeté keshtu ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *