• |
ide | kryesore

Zelensky telefonon senatorët amerikanë: Lutet për bllokimin e hapësirës ajrore dhe ndalimin e naftën ruse

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë me 50 senatorë amerikanë. Zelensky ka kërkuar sërish bllokimin e hapësirës ajrore ukrainase nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s. Zelenskiy thuhet se ka bërë një “lutje të dëshpëruar” për Evropën Lindore për t’i ofruar Ukrainës avionë dhe mësohet gjithashtu se ai ka kërkuar ndalimin e përdorimit të naftës ruse dhe pezullimin e Visa dhe Mastercard në Rusi.

Mediat amerikane raportojnë se senatorët kanë qenë të interesuar për ta dëgjuar me vëmendje presidentin Ukrainas, por nuk kanë dhënë garanci për marrjen e masave të caktuara që presidenti ukrainas kërkon.

 



1 Comment

  1. Presidenti, Zelensky pasi luajti komedi e beri humor, filloi te luaje kete tragjedine me ukrainasit 44 milione, por ditet e fundit po punon centralist se vec ne telefon mbeti e flet me gjithe dynjane

    Pastaj mediat na japin si lajm nga fronti i luftes keto telefonata, madje dje e kish rradhen e qokes Rama vete, i cili na e plotesoi “informacionin” me 1 minute video.

    Ne Britani nje gazetar shkruante se “arma me e forte e Ukraines eshte Zelensky”. Na i rrefente edhe tere listen e telefonatave te tij, me te cilat Zelensky paska ndryshuar qendrimin e tere botes, se te Europes sigurisht.

    Mungon tashme nje telefonate me Putinin dhe nderron qendrim Putini e merr fund konflikti ne Ukraine…

    Nuk eshte faji yne qe lexojme ne ankth e bejme humor se nuk duam te qajme e jo per tu tallur, por ata qe tallen jane gazetaret e mediat qe japin keto lajme idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *