• |
ide | kryesore

Në Kherson kthehet televizioni dhe policia ukrainase/ Zelensky: Do marrim dhe Donbasin e Krimenë

-Instant, Lajme, Planet



Pas gëzimit për marrjen e kontrollit të Khersonit, presidenti ukrainas Zelensky shpalosi dhe objektivat e reja të ushtrisë. Ai tha se beson se do të rimarrë edhe Donbasin e Krimenë.

“Nuk do të harrojmë askënd. Nuk do të lemë asnjë pas. Gëzimin e lirimit të Khersonit do ta provojnë shumë shpejt dhe Henicesk dhe Melitopoli. Do të mbërrijmë të gjithë qytetet dhe fshatrat e Donbasit. Me siguri që flamuri ukrainas do të valëvitet dhe në Krime” u shpreh presidenti Zelensky.
Ndërkohë që në Khersonin e sapo çliruar është vendosur një gjendje shtetrrethimi prej orës 17:00 të mbrëmjes deri në mëngjes për motive sigurie.
Menjëherë në qytetin që ra i pari në duart e rusëve është rikthyer policia ukrainase dhe shërbimet televizive dhe radiofonike vendase.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ihor Klymenko konfirmon se tashmë 200 agjentë policie janë vendosur në qytet për të kontrolluar sigurinë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *