• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk nis votimi në Dukagjin, kutitë bllokohen në dëborë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Votimi për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës nuk ka nisur ende në disa njësi në zonën e Dukagjinit për shkak të motit të keq.

Siç diket edhe nga foto më lart, komisionerët e Pultit dhe Shoshit janë bllokuar në rrugë për shkak të dëborës.

Në një intervistë për TCH, komisioneri i PS-së tha se “bora është shumë e madhe. Makinat nuk arrijnë të ecin. Jemi komisionerë të të dyja palëve. Kemi mbetur në mes të malit. Nuk e di çfarë do të bëjmë, po mundohemi të bëjmë sa të mundemi” – tha ai.

Ndërsa kryetari i qendrës së votimit në Shosh tha se “u kanë thënë që do të penalizohen nëse nuk arrijnë deri në 12.00. Më mirë të shkojmë në burg se të rrezikojmë jetën” – tha ai.

Edhe kryekomisioneri Iliran Celibashi tha se nëse nuk nis votimi brenda 5 orësh nga hapja zyrtare e kutive atëherë procesi shpallet i pavlefshëm në aton qendra. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *