• |
ide | kryesore

Borrell: Pesë milionë njerëz mund të ikin nga Ukraina, nëse vazhdojnë bombardimet ruse

-Instant, Arkiva, Planet



Rreth pesë milionë ukrainas pritet të ikin nga vendi i tyre, nëse bombardimet e ushtrisë ruse vazhdojnë, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ne duhet të përgatitemi për të pritur rreth pesë milionë njerëz… Ne duhet t’i mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për t’i ndihmuar ato vende që marrin refugjatë”, u tha Borrell gazetarëve në Bruksel.

“Ne do të kemi nevojë për më shumë shkolla, më shumë qendra pritjeje, gjithçka…”, shtoi ai.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 1.5 milion ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Numri më i madh i tyre, gati një milion, është vendosur në Poloni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *