• |
ide | kryesore

Masakroi nusen dhe vjehrrën në Devoll, del para gjykatës vrasësi Ali Zili

-Instant, Lajme, Të fundit



Autori i dyshuar i vrasjes së Bukurie dhe Fatmira Bamit, Ali Zili nga fshati Progër ka dalë ditën e sotme para gjykatës së Korçës. Zili shfaqet i prangosur para trupës gjykuese që pritet t’i caktojë masën e sigurisë 36-vjeçarit. Zili masakroi mbrëmjen e 4 Marsit 60-vjeçaren Fatmira dhe vjehrra e saj, 80-vjeçarja Bukurie Bami. Zili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën e krimit, që sipas tij ka nisur krejt spontanisht, pasi ai kishte shkuar në shtëpinë e dy grave për ti kërkuar 6 mijë lekë të druve që ai ja kishte çuar, para rreth një muaji. Pasi hasi rezistencë nga dy gratë që nuk kishin me se ta paguanin, ai vendosi që t’u merrte jetën.

Trupat e pajetë u gjetën ditën e nesërme, rreth orës 15:15, nga kryeplaku i fshatit dhe nga Policia e Shtetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *