• |
ide | kryesore

Atentat në Shkodër, një i plagosur nga Bajrat (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Admir Bajri 38 vjeç ka mbetur i plagosur gjatë një atentati që i është bërë mbrëmjen e sotme në Shkodër. I plagosuri ka qenë para një supermarketi në momentin që është qëlluar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç ku është plagosur 38 vjeçari teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

NJOFTIMI

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *