• |
ide | kryesore

Conte paralajmëron Tottenham: “Nuk dua të luftoj për vendin e 4°”

-Instant, Sport



Antonio Conte është si gjithmonë ambicioz dhe dëshiron një Tottenham fitues. Trajneri italian ka nisur një rrugëtim me klubin londinez dhe shpreson të arrijë majat: “Më pëlqen të luftoj për të ardhmen, të jem konkurrues, të fitoj dhe të mos përfundoj i katërti në renditje, nuk është ambicia ime. Ambicia ime është të jem konkurrues dhe të luftoj për të fituar”.

Një e ardhme që duket se është ende te Spurs, edhe për shkak të kontratës së nënshkruar: “Për momentin ka vetëm një të vërtetë dhe ajo është se unë jam i lidhur me këtë klub edhe për një vit. Klubi e donte këtë lloj situate dhe unë pranova sepse mendova se ishte e drejtë që ne njiheshim. Pas katër muajsh mendoj se klubi e kuptoi mënyrën se si punoj dhe në të njëjtën kohë unë kuptova klubin. Tani kemi edhe tre muaj të tjerë deri në fund të sezonit për t’u përmirësuar dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të dy palët. Më pëlqen të punoj këtu dhe do të doja të luftoja për diçka më të rëndësishme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *