• |
ide | kryesore

Video/ Trigolësh i Ronaldos, rekord historik: Tottenham nuk e ndihmon as autogoli i Maguire

-Instant, Sport, Video



Në javën e 29 të Premier League, Liverpool nuk gabon dhe kalon 2-0 në Brighton: Luis Diaz (19′) dhe Salah (penallti në minutën e 61′) lejojnë Kloppin të lëvizë, me ndeshje të barabarta, në -3 nga Manchester City. United gjithashtu fiton: 3-2 në Tottenham falë trigolëshit të Cristiano Ronaldos (12′, 38′ dhe 81′). Portugezi arriti në 807 gola zyrtarë dhe theu kështu rekordin e mbajtur nga Josef Bican (805), duke u bërë golashënuesi më i mirë në futbollin profesionist.

Me një tregolësh sensacional, një Cristiano Ronaldo i pafund rrëzon Tottenhamin dhe i jep Manchester United një sukses vendimtar 3-2, që e pozicionon përkohësisht në vendin e katërt. Në Old Trafford, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi në minutën e 12 falë goditjes së fuqishme në hyrje të zonës të portugezit, që e dërgoi topin në kryqëzimin e shtyllave për të mposhtu Lloris. Në minutën e 34′ Spurs barazuan falë penalltisë së fituar nga Kulusevski: nga pika e bardhë Kane nuk gaboi. Gjithsesi kaluan vetëm 4 minuta dhe United mori sërisht avantazhin falë Ronaldos, që shfrytëzoi asistin nga e majta të Sanchos.

Në pjesën e dytë, miqtë sulmuan në kërkim të barazimit dhe barazimi 2-2 erdhi në minutën e 72 dhe ishte një autogol i Maguire, i cili ndërhyri në rrëshqitje për të paraprirë pasimin drejt Romeros dhe befasoi de Gean duke e dërguar topin në rrjetë. Tottenham u mundua të ruajë barazimin, por Cristiano Ronaldo është i pandalshëm dhe në minutën e 81 Lloris nuk mund të bënte asgjë në goditjen me kokë të portugezit. Në fund, United rezistoi dhe pas dy ndeshjesh u rikthye te fitorja: Djajtë e Kuq u ngjitën në 50 pikë dhe zunë përkohësisht vendin e katërt, +2 ndaj Arsenal që megjithatë ka katër ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Tottenham ndalet pas dy fitoreve radhazi dhe mbetet i shtati, -5 nga zona Champions League.

Premier League England
Brighton & Hove Albion 0-2 Liverpool
Brentford 2-0 Burnley
Manchester United 3-2 Tottenham Hotspur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *