• |
ide | kryesore

Fermerët e Devollit në protestë për çmimet: Do i lëmë tokat djerrë, përshkallëzojmë qëndrimin tonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fermerët e Devollit kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Protesta po zhvillohet përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit.

Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, uljen e çmimit të plehrave kimike etj.

Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe për shkak të mos shitjes së prodhimeve bujqësore. Ata paralajmërojnë se do të lenë tokat e tyre djerrë.

Protesta sipas fermerëve do të vazhdojë nëse nuk merren masa nga qeveria. Në terren ndodhen edhe efektivë të policisë.



2 Comments

  1. Turp devollinj Nje grusht njerez Dini per vehten tuaj Nese jetoni mire (dy vera e nje kos ne leter) rrini ne shtepi e ndiqni telenovelar turke apo big brother

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *