• |
ide | kryesore

“Kjo pronë është çliruar”/ Protestuesit pro-Ukrainës marrin vilën e oligarkut rus në Angli

-Instant, Lajme, Planet



Disa protestues pro-Ukrainës kanë hyrë në shtëpinë me vlerë prej 25 milionë paund të oligarkut rus që ndodhet në sheshin Belgravia të Anglisë. Një fotografi e tërë në Twitter tregon një flamur të varur nga një dritare e vilës dhe një pankartë e shpalosur në ballkon që shkruan “Kjo pronë është çliruar”.

Rezidenca i përket familjes së Oleg Deripaska, një nga shtatë oligarkët që Mbretëria e Bashkuar i vendosi sanksione për shkak të përfshirjes së tyre në luftë. ©Lapsi.al

Deripaska, majtas, duke shtrënguar duart me presidentin rus Vladimir Putin në 2014

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *