• |
ide | kryesore

Komediania zbulon ndërhyrjen estetike : Doja të ndihesha mirë me veten

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Amy Schumer foli së fundmi rreth vendimit të saj për të bërë liposuction(një metodë e kirurgjisë kozmetike në të cilën yndyrnat thithen për të përcaktuar linjat trupore).

Gjatë një interviste për podcastin e Chelsea Handel, ‘Dear Chelsea’, aktorja rrëfeu se nuk e kishte menduar kurrë se do të ishte dikush që do të bënte liposuction, por pasi kreu operacionin ajo është shumë e lumtur që e bëri.”Unë bëra liposuction. Nuk e kisha menduar kurrë se do të bëja diçka të tillë.Ishte një gjë  kaq e çmendur për mua dhe thoja që nuk do të bëja kurrë asgjë”, tha ajo.

Schumer zbuloi se pas shtatzënisë së saj të vështirë me djalin Gene, 2 vjeç, prerjes cezariane gjatë lindjes së tij dhe endometriozës, ajo filloi të mendonte për ndërhyrjen estetike. Por, pasi i hoqën mitrën dhe apendesitin në shtator për t’i dhënë fund dhimbjes së endometriozës vendosi të bënte ndërhyrjen. Amy postoi në rrjetin e saj social, Instagram foto pas operacionit dhe shkruajti se se donte të ishte e sinqertë me fansat e saj.“Dëshiroj të them vetëm këtë, sepse nëse dikush më sheh në foto ose ndonjë gjë dhe ato fillojnë të mendojnë :Ajo duket më e hollë, dhe çfarëdo qoftë: kjo është sepse kam bërë një operacion”, shkruajti aktorja e ‘I Feel Pretty’. “Është shumë e vështirë, dhe unë thjesht dua të jem e sinqertë për këtë.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *