• |
ide | kryesore

Në Rumani bëhen qesharakë: donin të jepnin një mesazh kundër luftës, reklamuan… tenxheret

-Instant, Sport



E panjohur për shumicën e njerëzve, e duke pasur parasysh atë që ndodhi ndoshta ishte më mirë kështu, Politehnica Iași, një ekip i impenjuar në divizionin e dytë të Rumanisë, vuan nga një sindromë e lindur: një prirje e pandalshme për gafat. E fundit sipas rendit kronologjik? Të shtunën, në ndeshjen me Astra Giurgiu të cilën e fitoi 3-1 (të paktën atë…), Poli, kështu thërritet shkurt, e ka parë të arsyeshme t’i dërgojë një mesazh mbështetjeje Ukrainës, duke veshur fanella me fjalët “Stop War” (Ndal luftës). Problemi është se lojtarët e rreshtuar në mesfushë, para fillimit të ndeshjes, u renditën në mënyrë të gabuar, pra nga e djathta në të majtë, me pak fjalë, anasjelltas. Kështu që, e lexuar në mënyrën tradicionale, shkrimi u shndërrua në një Raw Pots (tenxhere të papërpunuara) që i rrëmbeu një buzëqeshje të hidhur spektatorëve. Mesazhi i vetëm i saktë është ai i fëmijës përballë lojtarëve (shih foton) i cili mund t’u ketë shpjeguar heronjve të tij se si të vendosen në mënyrën e duhur.

Por kjo nuk është e gjitha. Pesë ditë më parë, për çështje shumë më pak të dhimbshme, konkretisht prezantimin e blerjes së re, fantazistin pa kontratë John Kamara, bëri bujë pamja e zëvendëspresidentit Dan Cojocaru. Numri dy i klubit Iasi u përjetësua në foton e prezantimit me uniformën e Manchester City. Të pashmangshme janë komentet e fansave në rrjetet sociale: “I paaftë”, “mediokër”, “individ i errët”, “po uniformën tonë e kishe cuar për ta larë?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *