• |
ide | kryesore

Pas miokarditit në zemër, Alphonso Davies kthehet në stërvitje: kanadezi pati probleme pas Covidit

-Instant, Sport



Dritë në fund të tunelit. Pas dy muajsh, Alphonso Davies është rikthyer në stërvitje. Natyrisht e ka bërë këtë me të gjitha masat e nevojshme, sepse pas miokarditit që pasoi Covidin, askush nuk dëshiron ta rrezikojë kanadezin. Do të jetë një rikthim gradual, por më e keqja më në fund duket se është lënë pas.

Anësori kanadez ka luajtur ndeshjen e tij të fundit më 17 dhjetor. Në mesin e janarit, mjekët e Bayern Mynih zbuluan një miokardit në kontrollet pas shërimit të Davies nga Covid. Florian Straube, një kardiolog sportiv shumë i vlerësuar në Gjermani, ishte menjëherë i qartë për kohën e rikuperimit. “Në rast të miokarditit, pas infektimit me Coronavirus, këshilla është të pushoni për të paktën tre muaj. Shumë mendojnë se vaksina mund të çojë në probleme të tilla, por është shumë më e shpeshtë, edhe pse e rrallë, që problemi zhvillohet pas infeksionit”. Davies ka qenë gjithmonë mirë, deri në atë pikë sa nuk kishte asnjë simptomë dhe këmbënguli që të stërvitej dhe të luante rregullisht. Klubi, megjithatë, u imponua: lojtari kishte nevojë për pushim. Dje në mëngjes ai më në fund iu rikthye vrapimit. Vetëm 20 minuta me një ritëm të ngadaltë, por është një fillim. Gjatë stërvitjes së personalizuar, stafi teknik monitoronte vazhdimisht frekuencën e rrahjeve të zemrës së tij.

Në këtë javë të parë të rikthimit ai do të vazhdojë të stërvitet individualisht në mënyrë shumë të lehtë, të premten do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri mjekësor për t’u siguruar që zemra e tij nuk është prekur në asnjë mënyrë nga sforcot fizike. Gradualisht stërvitjet në të cilat do të marrë pjesë do të jenë gjithnjë e më intensive. Nëse gjithcka shkon mirë, ai duhet të kthehet në dispozicion për rreth 3-4 javë. Kështu që është e vështirë për të që të luajë ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve (të premten e ardhshme) të planifikuar për 5-6 prill, por për ndeshjen e dytë (12-13 prill) ai mund ta jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *