• |
ide | kryesore

Goleadori impresionues i Champions objektivi i Interit: Haller ka dhënë pëlqimin, por duhet bindur Ajax

-Instant, Sport



Rikthimi i Lukakut duket të jetë vetëm një dëshirë, ndërsa Sassuolo e ka ngritur shumë cmimin për Gianluca Scamaccan (40 milionë euro). Kështu, Interi, në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm, e orienton kërkimin nga Ajax, vitrinë që zakonisht i shet me çmime të larta xhevahirët e tij. Drejtuesit zikaltër kanë pasur tashmë një takim të parë me menaxherët e Sebastien Haller, sulmuesit 27-vjeçar nga Bregu i Fildishtë. Lojtari tashmë ka dhënë dritën jeshile, por duhen 35 milionë euro për të bindur holandezët. Palët do të takohen përsëri së shpejti.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, një takim me menaxherët e lojtarit është zhvilluar tashmë ditët e fundit, një samit jo vendimtar, por emblematik: klubi zikaltër e ka seriozisht lëvizjen dhe ia ka theksuar me vendosmëri synimet e tij stafit të Haller. Te Interi vetëm Dzeko duket i sigurt se do të qendrojë (shanse të shkëlqyera edhe për Correan me konfirmimin e Inzaghit), ndërsa Sanchez i ka valixhet në dorë (si Caicedo) dhe Lautaro nuk është më i paprekshëm: përballë një oferte të jashtëzakonshme rrugët e argjentinasit me klubin do të ndaheshin.

Ausilio dhe bashkëpunëtorët e tij janë të detyruar të shohin përreth pasi ende nuk ka marrëveshje me Sassuolo për Scamaccan. Dyzet milionë euro të kërkuara nga emilianët, 5 më shumë se kartoni i Haller. Nga ana tjetër, bie në sy diferenca në pagë: italiani aktualisht fiton 400 mijë euro, ndërsa tjetri 3 milionë. Opsioni i tretë, pra rikthimi i Lukakut, shfaqet pengues për shkak të kostove, me një çmim që i kalon 100 milionë dhe një pagë 12.5 milionë në vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *