• |
ide | kryesore

Jepet ndëshkimi për redaktoren që protestoi “live” në televizionin rus

-Instant, Lajme, Planet



Marina Ovsyannikova, redaktorja e televizonit rus Kanali 1 e cila protestoi gjatë transmetimit direkt kundër sulmit rus ndaj Ukrainës, është gjobitur. Ajo doli dje nga Gjykata e Ostankinsky, ku u mësua se iu vendos një gjobë prej 30 000 rublash (rreth 280 dollarë). Marina Ovsyannikova u shfaq pas spikeres, me një mesazh që lexohej qartë: “Jo luftës, ndaleni luftën, mos e besoni propagandën. Ata po ju gënjejnë”. Nuk vonoi shumë para se transmetimi të ndërpritej.

Televizioni është nën kontrollin e rreptë të Kremlinit dhe reflekton vetëm versionin rus të ngjarjeve në Ukrainë. Veprimi heroik kundër luftës u vlerësua anekënd botës.  Para protestës në televizion, gruaja kishte regjistruar një video ku thoshte se ngjarjet në Ukrainë janë një krim dhe shprehej e turpëruar që punonte për propagandën e Kremlinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *