• |
ide | kryesore

Mustafaj: Basha po shpreson te proverbi “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj, e ka cilësuar jo normale deklaratën e bërë nga një pjesë e deputetëve demokratë të cilët kanë kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha mos garojë për kreun e Partisë Demokratike.

Në një intervistë në studion e ABC, Mustafaj tha se është e pamundur që t’i kërkosh Berishës një gjë të tillë, kur është ky i fundit që ka vënë gjithë partinë në lëvizje.

“Ky është një kusht i pamundur për mua për të gjitha zhvillimit që lidhen deri tani. Është e pamundur sepse deri tani këtë lëvizje e ka bërë Sali Berisha. Askush nuk mund t’i thotë Berishës: “Mos garo”. Të gjitha ata që e mendojnë se Berisha nuk e meriton, atëherë këta duhet të bëjnë fushatë, për të bindur demokratët që mos e votojnë, por nuk mund t’i mohosh Berishës të garojë. Edhe vetë Berisha e ka thënë se Lulzim Basha mund të garojë në zgjedhjet për kryetar në 30 prill” – tha Mustafaj.

Mustafaj tha se zërat e deputetëve por dhe nervozizmi i tyre në dukje tregon se ata e kanë humbur besimin se Basha mund të japë dorëheqjen.

“Unë besoj se në një proces të tillë, ultimatumet nuk janë gjuha e përshtatshme për të arritur qëllimin. Fakti se zonja Duma apo deputetë të tjerë të PD-së i kanë dhënë ultimatum 1 javë zotit Basha tregon se këta e kanë humbur durimin, ose e kanë humbur dhe shpresën se Basha realisht do të marrë vendimin e dobishëm për PD që është dorëheqja e tij. Ajo që thotë zonja Duma nuk është e papritur, por mënyra si e thotë shpreh nervozizëm” – tha Mustafaj.

Atëherë çfarë po përpiqet të bëjë Lulzim Basha?

“Po përpiqet të fitojë kohë. Mund të mos ikë. Basha po udhëhiqet nga një proverb shqiptar se “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”. Ai mendon se emocioni do kalojë, se deputetët do ta kuptojnë se janë më rehat me Bashën se me Berishën. Apo po aktivizon një korpus që nuk është i zgjedhur, që është mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.

Ajo që është poshtëruese për PD por sidomos për Bashën është këmbëngulja për të mbajtur vulën dhe zyrën pa anëtarë. Ky është i gjithë paradoksi. Të gjitha fijet të çojnë tek vetë Basha, që e bën veten të paqenë para opinionit publik. Nëse Gjykata vendos në favor të grupit të Rithemelimit shkon në shkarkimin e Bashës” – tha Mustafaj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ky marksisti Nexhmijes, ky beu i Priskes prej Tropoje, ky qe e bukosi i pamoralshmi Rama per moral pra ma i zi se erresira etj etj ben njeriun e urte te PD. Mortja e hengert PD.

  2. Ndaj tani duhet të durojmë disa ditë vetëm ultimatume. Luli e ka afatin deri nesër, Rama e ka afatin deri të shtunën, Berisha dhe Meta janë mall pa afat. Si gjithë të vdekurit.Doli lepirsi serb bashkpuntor i Bisturise se salihut per ta mbrojtur Qenit qe i ka ardhur ngordhja

  3. Retorike qesharake e Tropojanit Mustafaj ne ndihme te katunarit te vet nga Tropoja Berisha. Provincializem i skajshem. Berisha politikisht ka vdekur, Pd ka rrugen e saj te perballjes me kalvarin fale Berishizmit. Do paguaj faturen e uljes se kokes ndaj despotizmit te Berishes per keto vite ne drejtimin e partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *