Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor të 2020, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës. Hajdaraj i është drejtuar Gjykatës së Apelit duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, që çuan edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh një pension i përhershëm.