• |
ide | kryesore

Alizoti: Kryetar i PD mund të jetë vetëm ai që mund Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat Tomor Alizoti thotë se sot situata politike në PD është mjaft e rëndë. Ai theksoi se zërat që kërkojnë që Berisha mos kandidojë për kreun e PD nuk janë realë, pasi ai është një politikan që tregoi se është i fortë në teren.

Sipas Alizotit Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD, por një burokrat, duke shtuar se kryetari real i partisë do të jetë vetëm ai që mund Sali Berishën, por për momentin nuk duket që mund ta arrijë diçka të tillë.

“Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet pas 11 dhjetorit, sepse bindja ime ka qenë se me këtë pozicion partia vetëshkatërrohet, prandaj unë nuk kam qenë pjesë e asnjë takimi.

Zoti Basha në PD është produkt i zotit Berisha, unë kam qenë që në 2017-n kundër zotit Basha, sepse kam menduar se ai është burokrat jo politikan, por në 25 prill unë duke qenë brenda garës dhe punova që të fitonim. Unë jam dhe kundër përzgjedhjes së deputetëve, sepse ai është përfaqësues i një zone, dhe deputeti duhet të zgjidhet.

6 marsi ishte një betejë brenda demokratëve, jo i Edi Ramës. Duke qenë luftë brenda vetes ajo vetë asgjësohet. Unë kam pasur bindjen që Berisha ka shumicën e PD-në. Do të thotë se Berisha është një politikan, i cili mund të jetë i vetmi që si Berishë edhe pa PD ai mbledh njerëz.

A mjafton ky Berishizëm të sjellë PD-në në pushtet? Ne e krahasojmë politikën me dëshirë, politika është realitet. Forcë në teren është Berisha, ne s’mund ti themi Berishës mos kandido ti. Unë mendoj që PD duhet të shkojë në një version të ri. Kryetari real i PD do të bëhet ai që do të mundë Sali Berishën. Por tani unë nuk shoh asnjë konkurrent” – tha Alizoti në emisionin “Log.” në ABC.



6 Comments

  1. Alizoti nje çupeline qe kakarit, e veze hiç. Nje i zakonshem qe ben mendjen e madhe por nuk thote asgje. Nje politikan qe nuk goxon te pozicionohet.

  2. e drejte kjo qe thote Alizoti. Cdo kush tjeter do anatemohej si kukulla e Berishes, e vetmja menyre eshte te dali dikush e ta mundi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *