• |
ide | kryesore

Berisha: Elmar Brok erdhi të më kërkonte largimin, por ju them ç’ndodhi më pas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar disa detaje nga takimi me eurodeputetin gjerman Elmar Brok. Berisha tha se Brok e nisi takimin me një kërkesë që ai të hiqte dorë nga PD, por pas bisedës e ndryshoi komplet qëndrimin.

“Elmar Brok më tha: “Sali, erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt”. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera.

Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithçka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova se zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë, por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën”, – u shpreh Berisha në një intervistë në Syri TV.

“6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Deri me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës.

Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme. Ka dhe të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha” – tha ish-kryeministri. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ne fakt i vetmi shkretues dhe debues shqiptaresh qe duhet te ike, sa me shpejt, eshte Edvin K. Rama.
    Te tjeret jane opsione.

  2. Na trego pak kur erdhi ai dipllomati qe te kerkoi doreheqjen, ca te ofroi ne shkembim? Jo per gje po jemi duke vuajtur 3 mandate aventurat e tua, e le qeverine si me fal makinen, vure lulin aty (as nuk e gjykove sakte). Pa u sqaruar ky detaj i vogel, nuk shoh shprese te ty
    . Nje gjyesem e vertete eshte nje genjeshter

  3. shko mer shpellar vucidoli se ti je nje dordolec qe ke vdekur me kohe Njifesh mire si genjeshtar skandaloz dhe rrot kari Mundohu te mashtrosh shpellaret e tu kokloqe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *