• |
ide | kryesore

Në përgjigje ndaj krizës Italia shkurton akcizën për karburantet

Arkiva



Në Itali ka nisur një ndërhyrje e re për të përballuar faturat e shtrenjta dhe për të zbutur nxitimin e çmimeve të karburanteve. Qeveria italiane do të të ndërhyrë te çmimet e mallrave dhe të energjisë. Masa që shteti italian do të marrë do të përmbajë një ulje të akcizës për benzinën dhe naftën. Ndërhyrja e planifikuar është  ilustruar dje nga ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani.

“Si pasojë e rritjes së papritur të çmimeve, mund të ulim akcizën dhe rrjedhimisht çmimin përfundimtartë benzinës dhe naftës, pa pasur rënie të të ardhurave të planifikuara vjetore”, tha Cingolani.

Zgjidhja e shpjeguar nga Cingolani, duhet të ndihmojë në uljen e çmimit të karburantit në pompë me 10-15 cent për litër. Efikasitetin e kësaj lëvizjeje të  ndërmarrë nga qeveria e konfirmon edhe zv.ministrja e Ekonomisë, Laura Castelli.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *