• |
ide | kryesore

TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 10 bcm në Evropë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik, (TAP AG) njofton se një sasi prej 10 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Evropë, nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, në kufirin Greqi-Turqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Nga sasia 10 miliard metër kub, rreth 8.5 miliard metër kub janë dërguar në Itali.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha se: “10 miliard metër kub (bcm) është një arritje simbolike, por shumë e rëndësishme. Pak më shumë se një vit nga fillimi i aktivitetit tregëtar, kemi ofruar shërbim efikas, të vazhdueshëm dhe të besueshëm për transportuesit tanë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë. Aktualisht kemi mundësinë të arrijmë kapacitetin e plotë të transportit prej 10 miliard metër kub në vit. Për më tepër, mund të shtojmë më tej kapacitet nëpërmjet ankandeve me afat të shkurtër”.

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “Transporti i sasisë së parë të gazit natyror prej 10 miliard metër kub (bcm) në Evropë, rrit likuiditetin në tregjet e gazit dhe përforcon rolin e TAP si një transportues i besueshëm që mund të japë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e energjisë në Evropë. TAP mund të dyfishojë kapacitetin duke u zgjeruar në disa faza, deri në 20 miliard metër kub brenda 45-65 muajve, në bazë të kërkesave që do të marrim gjate fazës detyruese të testimit të tregut dhe nëse kërkesat e akumuluara do të dëshmojnë një rezultat ekonomikisht të realizueshëm. Faza e ardhshme detyruese e testmit të tregut është programuar në korrik 2023. Megjithatë, TAP mund të përshpejtojë afatet kohore dhe të nisë fazën detyruese të testimit të tregut gjatë vitit 2022, nëse gjatë konsultimit publik që TAP po zhvillon, shprehet interes për të filluar më shpejt. Ne ftojmë të gjithë palët e interesuara të marrin pjesë në testimin e tregut që po zhvillohet.”

Më tepër informacion rreth testimit të tregut të TAP-it mund të gjeni në website të kompanisë.

TAP, segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, ka kapacitet të transportojë afërsisht 10 miliard metër kub gaz në vit (bcm/a), në disa tregje evropiane.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të ardhshëm. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

 



4 Comments

  1. Kjo e bën dhe më të rëndë deklaratën e Sali Berishës. Pra kemi të bëjmë me një hajdut që ka refuzuar një bakshish. Në të gjitha rastet, hajdutët e shumë-pasuruar refuzojnë oferta korrupsioni që u duken të vogla.

    Sali Berisha në krye të shtetit si president, ka lejuar kontrabandën e naftës me ish- Jugosllavinë, vendosur nën embargo ndërkombëtare, siç është sot Rusia. Pra në vitet 92-95, Sali Berisha ka qenë për Miloshevicin siç është sot Bjellorusia për Putinin.

  2. Me kete rast EUROPA duhet ta shpalle hero keshtu si rrodhen ngjarjet.
    Bythe qirat e kuq e quajten investim elektoral.
    Tani mburren se ka pakt me qindra milion euro ne buxhet dhe punesuar 4200 punonjes.
    Hani mut o morrat ridhjerjes.

  3. nder per BERISHEN si lobus i TAP , Shqiperia perfitues i madh nga TAB .
    Investimi me starategjik ne Shqiperi si te gjitha zhvillimet e medha ne poste komunizem kane protogoniste BERISHEN , komunistat spijujt e sigurimit te shtetit tash 30 vite nuuk lane gja pa shpife.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *