• |
ide | kryesore

56 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 56 raste të reja me koronavirus. Asnjë person nuk ka humbur jetën.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës. Deri më sot 819.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.262”. Ministria bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 668. Në vendin tonë ka pasur rënie të rasteve të reja me koronavirus, ekspertët shëndetësore kanë vlerësuar se situate epidemiologjike është e qetë. Për këtë arsye, Qeveria më 1 mars ka lehtësuar masat kundër coronavirusit, ku është larguar ora policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *