• |
ide | kryesore

Ambasadorja e SHBA në OKB: Gënjeshtrat e Rusisë për armët biologjike, shenjë e qartë dëshpërimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, kritikoi sërish përpjekjet e Rusisë për të gënjyer në lidhje me akuzat për armë biologjike në Ukrainë.

“Siç thashë një javë më parë, Ukraina nuk ka një program të armëve biologjike. Nuk ka laboratorë ukrainas të armëve biologjike – as afër kufirit të Rusisë, as askund. Ka vetëm objekte shëndetësore publike, dhe këtë unë e them me krenari”, tha Thomas-Greenfield në fjalimin e përgatitur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë ditës së premte.

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet për programe biologjike të mbështetura nga SHBA në Ukrainë.

Seanca urgjente e së premtes u thirr nga Rusia pasi ajo njoftoi të enjten se nuk do të kërkonin votim mbi projekt-rezolutën e tyre humanitare për Ukrainën.

Thomas-Greenfield në vend të kësaj tha se “është Rusia ajo që ka një histori të mirë-dokumentuar të përdorimit të armëve kimike” dhe se takimi i së premtes është “rezultat i izolimit të tyre në këtë Këshill dhe në skenën botërore“.

“Ne nuk do të nderojmë dezinformimin ose teoritë konspirative të Rusisë. Unë nuk do të përsëris sharjet dhe akuzat e rreme që Rusia ka hedhur kundër popullit ukrainas dhe Shteteve të Bashkuara në mënyrë të përsëritur në këtë tryezë. Por ne e dimë se dezinformimi i Rusisë është një shenjë e dëshpërimit të saj. Kjo është e vërteta dhe ne do të vazhdojmë të sigurojmë bota e sheh dhe e dëgjon atë”.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vassily Nebenzia pohoi të premten se detajet e reja tregojnë prova të armëve biologjike të mbështetura nga SHBA në Ukrainë.



7 Comments

  1. Victoria Nuland e pranoi para kongresit amerikan te marten e shkuar qe ka laboratore “kerkimore” biologjike te usas ne ukraine. Xhen psaki nje dite me mbrapa e pohoi po ashtu qe jane te shqetsuar per fatin e biolabeve ne ukraine dhe mundesine e perdorimit nga ruset te “armeve” qe jane ne keto laboratore.
    Kush genjen ketu?

    1. Jo vetem qe Nuland e pranoi, por me e frikshmja dhe terrorizuese ne kete skandal boteror eshte fakti qe indirekt ajo pranoi qe jane “bioarme” shume te rrezikshme dhe shkaterruese ne mase.

  2. Mire kjo trushplara e zeze po kur i tha dhe ai ambasadori jone Ferit Hoti rusit qe nuk eshte e vertet dhe qe Rusia po perhap lajme te rreme?😂😂😂🤭🤭
    Ketyre leftistave eshte t’ju qish robt t’ja leshoje nje bume Putini se po marin ne qafe nje bote te tere me pislliqet qe po bejne duke zbatuar axhenden e WEF.

  3. Kjo bythzeza harroi qe amerkanet sulmuan irakun me te njetin preteks dhe pasi nuk gjeten gje po e molen mire naften irakiene i thane na falni se ju vrame nja 2milion duke ju futur ne sherr me njeri tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *