• |
ide | kryesore

Pavoletti i trondit traversën, por Milan arratiset në Cagliari: Inter nuk fiton më, e kalon edhe Napoli

-Instant, Sport, Video



Milani fiton ngushtë në fushën e Cagliarit dhe rrit diferencën në krye të renditjes, në përfundim të ndeshjes së mbrëmjes të javës së 30 të Serie A. Në Sardenjë, kuqezinjtë pasi humbën dy raste me Giroud dhe Diaz dhe goditën një shtyllë me Kessie në pjesën e parë, zhbllokuan ndeshjen në minutën e 59 me një goditje me të majtën nga Bennacer. Një gol që vlen tre pikë, edhe pse në fund Pioli u trondit nga traversa e Pavolettit në minutën e 90. Milani bën detyrën në Cagliari, falenderon edhe fatin dhe vazhdon vrapin që në këtë moment duket i pandalshëm. Në “të shtunën e titullit”, kuqezinjtë fituan 1-0 në Sardenjë falë golit të Bennacer, mbrojtën kryesimin e vetëm në renditje, mbajtën larg Napolin (që mbetet -3) dhe mbi të gjitha fituan dy pikë të tjera ndaj Inter, tani në -6.

Inter nuk di më të fitojë e në javën e 30 të Serie A, zikaltrit barazuan 1-1 në San Siro me Fiorentinën, duke vazhduar të humbasin pikë të çmuara në luftën për titull: tani Napoli është në +3 nga të besuarit e Inzaghit, ndërsa Milan u shkëpur në +6, duke siguruar vendin e parë edhe në rast të fitores së Interit në rikuperimin e mbetur me Bolonjën. Gjithësesi Fiorentina ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë, me raste për Gonzalez dhe Saponara, ndërsa Terracciano u tregua i aftë të bllokonte Dzekon. Në minutën e 50′ Torreira kaloi në avantazh Violat, po 5′ më pas erdhi barazimi me kokë i Dumfries. Shtatë pikë në shtatë ndeshjet e fundit për Interin është konfirmimi i një problemi të madh që po kalojnë zikaltrit e Inzaghit.

Inter kalohet edhe nga Napoli, që mposhti 2-1 Udinesen dhe mbetet tre pikë pas Milanit në krye të renditjes. Të besuarit e Spallettit patën vështirësi në pjesën e parë dhe shkuan në disavantazh në minutën e 22′ të ndëshkuar nga Deulofeu, por e përmbysën atë në pjesën e dytë falë Osimhen, i cili në pak më shumë se 10 minuta (52′ dhe 63′) gjeti dygolëshin vendimtar. Në fund, kartoni i kuq për Marín, por të kaltrit paralajmërojnë milanezët dhe mbeten në garë të plotë për titullin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *