• |
ide | kryesore

Policia i zë pritë trafikantëve të drogës në Mirditë, 36 kg kanabis dhe armë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës dhe ajo e Mirditës u kanë zënë pritë trafikantëve të drogës afër fshatit Jezull të Mirditës, pasi kishin marrë një informacion se me një makinë po transportonin lëndë narkotike.Oficerët u organizuan sipas planit që hartuan me emrin e koduar “Zmeja”.

Ata e ndalën makinën që dyshonin, një tip “Opel” dhe e kontrolluan. Shofer ishte R.L. dhe pasagjer K.Z. Nuk qe e vështirë të zbulohej se me makinën e tyre po transportonin 10 thasë me kanabis, 36 kg në total.

Policia shkoi për kontroll dhe në shtëpinë e shoferit R.L në fshatin Zall Dardhë të Dibrës, ku i gjeti një kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak. Si përfundim, të dy u arrestuan: R.L, 28 vjeç, banues në Zall Dardhë të Dibrës dhe K. Z, 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Por mësohet se nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ata akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *