• |
ide | kryesore

Sot dita pa makina në Tiranë, rrugët ku do të bllokohet qarkullimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot, 22 mars,  qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë. Sipas planit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kurse qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Për bllokimin e segmentit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të  emergjencës dhe Policisë së  Shtetit do të  bëhet, në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Blv “Zhan D’ Ark” dhe Blv “Bajram Curri”
Për bllokimin e segmentit të  rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të  emergjencës dhe Policisë  së  Shtetit do të  bëhet, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Lidhur me itinerarin e lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rrugova” me drejtim në Blv “Bajram Curri”.
• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi Willson” dhe te “UFO”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *