• |
ide | kryesore

VIDEO/ Veliaj mori makinën në “ditën pa makina”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeqyteti kishte këtë të martë “ditën pa makina”.

Bllokimi ishin vetëm disa metra në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por bashkia e Tiranës dhe kryeministri Rama e pompuan me të madh lajmin.

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Tiranës shkroi se në këtë mënyrë kishin fituar fëmijët duke bërë që të kursejmë më shumë naftë dhe tym.

Por qytetari i parë i Tiranës shkeli vetë vendimin e marrë, por prej tij pasi u filmua duke lëvizur me makinë drejt Liqenit Artificial ku filmoi një deklaratë që më pas iu shpërnda medieve.

I pyetur pse mori makinën në një ditë të tillë, Veliaj u justifikua se po lëvizte në një zonë ku lejohej qarkullimi me makinë

“Është Tirana qendrore pa makina, ndërkohë që kjo është pjesa e Unazës së Madhe, është me makina, siç është bërë edhe njoftimi,” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=YKSiXwzDWMs&feature=emb_err_woyt



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *